Vera nuk ka mbaruar akoma për Ardian Bujupin. Artisti ka bashkuar forcat me një emër ndërkombëtar për të sjellë një tjetër hit.

“Move your body” mban titullin projekti i ri i kësaj dyshje që vjen në klasifikimin e javës në “The Top List”. Kjo është kënga e duhur që do t’ju ‘rrëmbejë’ në ritëm dhe energji.

Që në sekondat e para, muzika të mbështjell me një valë energjie pozitive. Në “Move Your Body” dëgjon më shumë sesa një beat, dëgjon një bashkim kulturash dhe energjish.

Në çdo beat, ndjen një frymë lirie, një thirrje për të jetuar momentin pa frikë. Ndaj ndiz volumin, harro botën për disa minuta dhe lëvize trupin, siç thotë edhe kënga vetë.