Episodi i fundit i spektaklit të humorit “Portokalli” solli një surprizë të veçantë për publikun, këngën “Pres”, të interpretuar nga Anxhelo Koçi, Tajson, dhe padyshim personazhi që i dha më shumë sharm performancës, Gjyshja.
Kjo këngë u prit ngrohtësisht nga publiku në sallë dhe nga shikuesit para ekraneve, falë energjisë, humorit dhe interpretimit plot gjallëri. Anxhelo Koçi dhe Tajson (Kejdi Gishto) sollën stilin e tyre modern dhe ritmin, ndërsa Gjyshja (Juxhin Plovishti) i dha këngës një karakter komik e plot dashuri, ashtu si vetëm ajo di.
“Pres” u bë menjëherë një moment kulmor i mbrëmjes. Teksti i lezetshëm dhe batutat mes artistëve krijuan një atmosferë festive që pasqyron shpirtin e vërtetë të “Portokalli”, argëtim, kreativitet dhe shumë të qeshura.