Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila dallohet për zërin e saj potent nuk para është shumë aktive në krahasim me këngëtarët e tjerë në tregun tonë muzikor, megjithatë sërish vazhdon të publikojë projekte të reja. Këngët e saj aq shumë te ndjera pëlqehen nga ndjekësit e saj dhe mesa duket pritja për ta mori fund.

Më 29 janar të këtij viti, këngëtarja Anxhela Peristeri publikoi videoklipin e këngës “N’Tiranë”. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë këngëtarja Anxhela Peristeri, ndërsa për produksionin muzikor është kujdesur Darko Dimitrov. Menjëherë pas kësaj kënge, ajo solli për publikun e gjerë, albumin muzikor me të njëjtin titull “N’Tiranë”.

Por nuk është kjo e vetmja surprizë nga Anxhela. Këngëtarja e talentuar do të vijë me një recital në Teatrin e Operas dhe Baletit në muajin prill dhe të gjithë ne mezi po presim. Sa i përket “N’Tiranë”, vetë Anxhela është shprehur më herët me këto fjalë:

Sa dashuri ka parë Tirana… Nisim së bashku rrugëtimin e një albumi që e kam shumë përzemër, dedikuar Tiranës, jo vetëm si qytet por si inspirim për të krijuar, për të kontribuar e më e rëndësishme për të lënë gjurmë. 

“N’Tiranë” e ka renditur Anxhelën në vend të 88-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë.