Alban Skënderaj ka qenë i ftuari special i mbrëmjes së të premtes në “Dancing With The Stars”, teksa ishte i pranishëm si anëtari i 5-të i jurisë dhe personazhet e njohur me partnerët e tyre kërcyen këngë vetëm nga repertori i artistit. Mbrëmja u shoqërua edhe me dy performanca speciale të Albanit.

Artisti këndoi për kënaqësinë e publikut dy këngët e tij të reja, “Ja ku jam” dhe “Sikur ta dija”. Dy herë fitues i “Top Fest”, i vlerësuar me dhjetra çmime të tjera, 20 vite karrierë e hite të pavdekshme.

Kantautori që ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve kudo ndodhen. Spektakli i të premtes ishte një mbrëmje e gjitha e dedikuar muzikës së tij.

Albani shkëlqeu me performancën e tij dhe i mahniti të gjithë. “Sikur ta dija” është një nga hyrjet e reja të kësaj jave dhe madje ka arritur që të rrëmbejë menjëherë kreun e “The Top List”, duke zbritur kështu nga froni Luiz Ejllin.