Këngëtari i njohur, Alban Skënderaj, ka ndarë emocionet e tij pas koncertit të mbajtur në Forum Assago në Milano, ku u prit me shumë dashuri dhe entuziazëm nga publiku. Në një postim në Instagram, artisti shkruan se është ende i mpirë nga ndjesitë e forta që përjetoi dhe e ka të vështirë t’i shprehë me fjalë. Ai falënderon të gjithë të pranishmit, duke i quajtur njerëz të çiltër, të vërtetë dhe me zemra plot dashuri:
“Unë që fjalën e kam pasion, këtë herë jam sinqerisht pa fjalë”, shprehet ai me mirënjohje.
“Jeni frymëzim! T’ju them faleminderit nuk është mjaftueshëm. Ju jam përgjithmonë mirënjohës!”
Koncerti i Albanit në Itali ishte një tjetër sukses i madh në karrierën e tij, duke dëshmuar edhe një herë dashurinë që publiku shqiptar jashtë vendit ka për të.
