Alban Ramosaj ka goditur në shenjë me projektin e tij më të ri muzikor dhe këtë e vërteton më së mirë renditja e tij në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
“A Thu Pse” titullohet kënga e tij më e re, e cila është pjesa e dytë e triologjisë “Hiraeth” dhe falë votave nga ana e publikut, kjo prurje e re e artistit të talentuar ka marrë kreun e “The Top List”.
Edhe pse në një intervistë të dhënë së fundmi, Albani është shprehur se nuk kishte pritshmëri shumë të mëdha për këtë projket, fansat kanë treguar të kundërtën, duke vlerësuar kështu historinë e vërtetë që kjo këngë mbart, në të cilin Albani është paraqitur më shumë vetëvetja.
Kujtojmë që Alban Ramosaj ka qënë në krye të “The Top List” për katër javë rresht me projektin e tij muzikor “A me do”, me të cilin artisti korri një sukses të jashtëzakonshëm. Nuk dihet ende nëse prurja e re e artistit do këtë të njëjtin fat si “A me do” por një gjë është e sigurt, “A Thu Pse” është shndërruar brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore në të preferuarën e publikut shqiptar.
Na ana tjetër, një sukses të madh, Albani po korr edhe me bashkëpunimin me motrën e tij, Beatrix Ramosaj, “Get High”, e cila për këtë javë mban vendin e 52-të.