Edhe pse ka shumë kohë që merret me muzikë, Vesa Smolica arriti kulmin e suksesit me bashkëpunimin e saj me Ardit Çunin, “Jena Na”. Kjo këngë ka qëndruar në krye të klasifikimit të “The Top List” për 6 javë.
Pas këtij suksesi, Vesa ka vijuar me projekte të tjera, të cilat kanë qenë gjithashtu tepër të pëlqyera për publikun shqiptar. Vesa, e cila ka qënë disa herë pjesë e klasifikimit, ka vetëm pak kohë që ka nxjerrë këngën e saj më të re, e cila i është shtuar listës këtë javë.
Vesa Smolica është një nga banoret e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania” dhe vazhdon të jetë një ndër lojtaret më të forta. Përveç kësaj eksperience, ajo është një këngëtare mjaft e suksesshme dhe tani ekipi i saj menaxhues ka publikuar projektin e saj më të ri teksa ajo ndodhet në shtëpi.
“M’ke dasht” mban titullin kënga që i shtohet klasifikimit të javës të “The Top List” si ‘new entry’. Momentalisht ky projekt e ka renditur Vesën në vend të 20-të të listës, por a do mund ta thyejë vallë rekordin që mban “Jena na”?