Yll Limani para pak ditësh ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “9”. Një projekt me të cilin Ylli kishte kohë që po punonte për të dalë një hit i vërtet. Dhe vërtet kështu ndodhi.

“9” ka treguar edhe njëherë se sa unik është Yll Limani dhe fundja nuk prisnim dot ndryshe nga ai. Kjo këngë e artistit ka një videoklip shumë të veçantë dhe plot ngjyra, teksa për tekstin dhe muzikën është kujdesur vetë Ylli me bashkëpunëtorët e tij. Kënga është ritme e zhanrit R&B.

E kjo këngë e re nga artisti padyshim që nuk kishte si të mos kthehej menjëherë në një hit. Thënë kjo, menjëherë në javën e parë të publikimit, “9” e ka pozicionuar artistin në vend të parë të klasifikimit të 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”, Top Awards.