Adelina Ismaili ka konfirmuar se në muajin nëntor do të mbajë koncertin e saj në Prishtinë, për të shënuar plot 40 vite karrierë muzikore.

Koncerti, i cili pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në skenën shqiptare, do të sjellë një retrospektivë të pasur të krijimtarisë së artistes, nga këngët që e bënë të njohur që në fëmijëri, tek hitet që shënuan epoka të tëra në muzikën moderne shqiptare.

Ky recital vjen si kulmi i një viti të ngjeshur për Adelinën, e cila publikoi edhe projekte të tjera, përfshirë një EP me këngë të reja, teksa do të vijë edhe një film dokumentar mbi karrierën e saj. Prishtina do të jetë vendi ku artistja do të festojë me publikun e saj të hershëm dhe brezat e rinj, duke e kthyer skenën në një kujtesë kolektive të katër dekadave muzikë, guxim e ndikim kulturor.