Enca Haxhia prej një kohe të gjatë ishte ‘zhdukur’ nga muzika. Por vetëm pak ditë më parë, ajo intrigoi fansat e saj me një klip të shkurtër pak sekonda, duke paralajmëruar projektin e ri.

Veç kësaj, ajo i ka munguar fansave edhe me koncerte prej më shumë se dy vitesh. Tani Enca është rikthyer në skenën muzikore me këngën e saj të re “Dashni”, pas një periudhe pauze të gjatë.

Kjo këngë shënon një moment të rëndësishëm për artisten, e cila ka realizuar vetë tekstin dhe muzikën e saj. Enca u mirëprit dhe mblodhi shumë komente pozitive si për paraqitjen ashtu edhe për interpretimin.

Shpresojmë që tani Enca të vazhdojë dhe të jetë edhe më shumë aktive në projekte të reja. “Dashni” pozicionohet momentalisht në vend të 19-të të listës.