Do të jetë mbrëmja e 24 Qershorit, ku më të mirët e muzikës moderne shqiptare do të përballen me krijimet më të suksesshmë të sezonit 2015-2016. Ndërkohë jemi në javën e 20-të klasifikimit të “The Top List”, Top Awards, ku për çdo javë kemi hyrje të reja muzikore si edhe shumë të tjera që nuk janë pjesë e tij.
Ndër këngët që kanë mundur ti rezistojnë më shumë klasifikimit zyrtar janë: Majk ft. Ghetto Geasy – Sjena mo (18 javë), Ledri Vula- SRMN (18 javë), NRG Band – Ajo m’kalli (17 javë), Elvana Gjata ft. Bruno – Love me (17 javë), Era Istrefi – Bonbon (16 javë), MC Kresha ft. Gjurmet – Era (16 javë)
Ndërsa lidhur më këngët që kanë kryesuar për disa javë rresht klasifikimin e 20 hiteve më të bukura të “Top Awards” janë: Ledri Vula- SRMN (4 javë), Alban Ramosaj- A Me Do (4 javë), Alban Skënderaj- Unë dhe Ti (4 javë).
Era Istrefi, 2TON dhe MC Kresha, kanë mundur të jenë në vendin e parë të “The Top List” për dy javë, ndërsa Nora Istrefi dhe Capital T vetëm për një javë.
Ngjarja e madhe muzikore e “Top Music Awards” do të sjellë në skenën e Pallatit të Kongreseve plot 12 çmime për muzikën moderne shqiptare dhe performancat që do të mbahen në skenë do të jenë të një niveli të ngjashëm me ato të MTV Music Awards, Grammy’s, VMAs, etj.