Dafina Zeqiri patjetër që konsiderohet si një nga divat e muzikës shqiptare. Ajo është ndër ato këngëtare që vërtet ka sjellë risi me projektet e saj. Dafina numëron një sërë këngësh dhe ka arritur që me çdo klip të bëjë diferencën. Thënë kjo, artistja ka eksperimentuar mjaft, si në look ashtu edhe në idenë e klipeve të saj. Ne po ju sjellin ndërmend disa nga personazhet që Dafina ka sjellë në videot e saj përgjatë karrierës së gjatë artistike në bazë dhe të pëlqyeshmërisë së publikut…

1.Million $ – Nuse tradicionale

Jo më moderne, por tek ”Million $” tani Dafi shfaqet si një nuse tradicionale me veshje karakteristike. Sa bukur Dafi…

2. Ring ring – Gangstere

Armë, para, banda. Këto sheh në fillim të ”Ring ring” dhe sigurisht Dafit i shkon shumë kjo pamje si një ’bad girl’.

3. Zili zili – Shenjtore

Me një model flokësh unik dhe që nuk mund të kalohet pa u vënë re, Dafina duket si një shenjtore para një kishe.

4. La Reina – Mbretëreshë

Ashtu si dhe vetë titulli, këtu Dafina shfaqet si një mbretëreshë. E ulur në krye të një tavoline të madhe dhe duke ngrënë flori…

5. Vibe – Agjente e infiltruar

E kush nuk e mban mend ”Vibe”! Atëherë kur mendon se Dafina është një agjente në ndjekje të të kërkuarve, kupton që në fakt ka qenë e infiltruar…

6. Malli – Nuse

Tek ”Malli”, klipi hapet me Dafinën që ka veshur një fustan të bardhë, mban në duar disa lule dhe mbi kokë ka të hedhur një vello. Dafi të krijon idenë e një nuseje me këtë veshje.

7. Luje belin – Mekanike

Një mekanike si Dafina Zeqiri apo Kida. Vajzat shfaqen në këtë klip në një servis makinash duke ’përveshur mëngët’ në punë.

8. Amazing girl – Stiliste

Shumë vite kanë kaluar që nga ”Amazing girl” por klipi ka qenë goxha i kohës. Këtu Dafina shfaqet si një stiliste duke përzgjedhur modelet dhe krijimet e modës.

9. Ti dho krejt – Kleopatra/Monalisa

Edhe pse një klip i animuar, nuk mund t’i injorojmë personazhet me të cilat vjen Dafina. Në disa pjesë ajo shfaqet si Kleopatra e Egjiptit, apo si piktura e Monalizës.

10. Boma ni tel – Pirate

Bashkëpunimi më i ri mes Dafinës dhe Ron Zaitit na kujton shumë skenat e ”Piratët e Karaibeve”. Të dy ata të veshur si piratë në një anije të vjetër.