Claydee është një nga artistët shqiptarë më të sukseshëm ndërkombtarisht, që përveç talentit, karakterizohet dhe nga modestia e tij. Nëse nuk e dinit, ai është producenti që ka krijuar muzikën për një prej filmave më të shikuar, “Fast and the Furious”.

Claydee ka shumë hite të suksesshme, ku mund të përmendim “Gitana”, “Loquita”, “Come Te Llamas” dhe shumë të tjera. Së fundmi, artisti ka publikuar këngën e tij më të fundit, të titulluar “Detente”.

Ky projekt është pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë javë i është bashkëngjitur dhe klasifikimit në “The Top List”, ku momentalisht renditet në vendin e 21-të. Kënga është gjithashtu shumë e njohur në rrjetin “TikTok” ku është bërë virale.

Nëse dhe juve ju pëlqen kjo këngë, mund ta votoni atë për t’u ngritur në renditje.