menu

Zani Band nuk ndalet!


Ora: 14:44 Datë: 07/01/2021

Zani Band është shndërruar në një ndër grupet e preferuara të publikut të “Top Awards” dhe këtë e vërteton më së miri fakti që cdo këngë e tyre e publikuar së fundmi futet menjëherë në klasifkim.

Pavarësisht faktit që rryma e tyre muzikore preferohet nga një pakicë, sërish grupi nuk dorëzohet por vijon të prodhojë muzikë për t’i qëndruar sa më besnik të gjithë atyre që preferojnë muzikën e tyre.

Ti jeton” titullohet publikimi më i ri i Zani Band, e kompozuar nga Bekim Këpuska në bashkëpunim me vokalistin Bashkim Kerqeli dhe me super muzicientin Visar Kuci.

Kjo këngë është një dedikim për shokët që nuk jetojnë më por që gjenden me kujtimet e tyre në cdo moment.

Zani Band ka publikuar derimë tani 5 këngë të albumit të parë, të titulluar “Muret”.