Surprizues ka ardhur këtë javë vendi i parë, duke u përmbysur ai i javës së kaluar. Yll Limani ia ka dalë të mposhtë bashkëpunimin e suksesshëm të Elvana Gjatës dhe Capital T, i cili për dy javë rresht mbante vendin e parë.

“Nuk po kalojka” është ngjitur me dy pozicione nga java e kaluar, dukë lënë pas 5 fustanet e bukura të Elvanës. Duket se performanca “live” e Yll Limanit në Sheshin Skënderbej ka bërë që artisti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë publikut, i cili nuk ka rreshtur së votuari këtë javë, duke e shpallur këngën më të dëgjuar të javës.

Sa i përket hyrjeve të rejave, kjo javë ka qënë më e qetë në krahasim me javët e mëparëshme pasi vetëm tre këngë të reja i janë shtuar klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Hyrja e re e renditur më mirë është bashkëpunimi i Luana Vjollcës dhe Faydee, “Yalla Habibi”, e cila ka zënë menjëherë vendin e 5-të. Dyshja e famshme ka sjellë një super performancë në koncertin e madh të Digitalb mbrëmjen e 15 korrikut, duke elektrizuar publikun e pranishëm.