Një ish-pjesëmarrës në “The Voice of Albania” që shumë shpejt u shndërrua në këngëtarin më të preferuar për publikun shqiptar dhe ai është Yll Limani, i cili cdo këngë e tij, shumë shpejt kthehet në një hit.

Një artist me një zë të mrekullueshëm por njëkohësisht një këngëtar me tekstet me të ndjera janë dy prej karakteristikave më të komentuara të Yll Limanit.

Mbështetja e madhe e publikut ka bërë që artisti të jetë pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards” me 8 këngë në total, përfshi këtu këngë të vjetra por edhe ato të publikuara së fundmi.

Ka qënë pikërisht prurja e tij më e re “S’ki me m’pa”, kënga që e ka bërë Yllin një ndër artistët me më shumë këngë në “The Top List”. Votat e publikut e kanë renditur këtë këngë në vendin e 23-të për këtë javë, duke e ngjitur me 22 pozicione nga java e kaluar.

Këngët e tjera si “Pse je me to”, “Nuk po kalojka”, “Krejt t’i fala”, “A don hala”, “Harrom”, “A ja ka vlejt” dhe “Vaj” renditen përkatësisht në vendin e 51-të, 52-të, 55-të, 60-të, 68-të, 78-të dhe 79-të.