Vesa Luma është një nga këngëtaret e rralla që nuk u shkëput nga muzika deri në ditët e fundit të shtatzanisë së saj, duke shkuar nëpër koncerte apo duke punuar për projekte të reja muzikore.

Ndërkohë që është tepër e dedikuar ndaj djalit të saj, Lian, të cilin e ka sjellë në jetë në fund të muajit maj, Vesa Luma është rikthyer me një super projekt muzikor.

“Inna Di Dance” titullohet prurja më e re e këngëtares në bashkëpunim me Mr Rez dhe Big Basta, që i përket rrymës muzikore “dancehall”

Këngëtarja e talentuar ka zbuluar për “Top Awards” se ky projekt muzikor, i cili është versioni “remix” i këngës me të njejtën titull i Mr Rez e publikuar rreth një viti me parë, pritet të publikohet brenda 2 javëve.

Lidhur me klipin e këngës, i cili vjen nën regjinë e Emiljo Leka, Luma ka konfirmuar se xhirimet kanë nisur dhe po xhirohen në Shqipërinë e Madhe.