Një verë jo e zakonshme por pavarësisht kësaj, artistët nuk u ndalën së prodhuari muzikë të bukur. Publikimi i këngëve të reja nga ana e artistëve, tregoi qartë se ata nuk publikojnë këngë vetëm për arsye për të fituar por njëkohësisht edhe për të kënaqur publikun me pasionin e tyre.

Por cilat ishin këngët që mbajtën më gjatë vendin e parë, vendin e dyte dhe vendin e tretë?

Gjatë këtij sezon veror ka qënë bashkëpunimi i Kidës dhe Mozzik kënga që ka arritur të mbajë më gjatë vendin e parë. Dyshja e suksesshme ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut shqiptar me “PP”, një këngë që është dëgjuar padiskutim më shumë këtë verë.

Sa i përket vendin të dytë është Alban Ramosaj dhe “I nat ma fal” kënga që ka qëndruar më gjatë. Ramosaj u shndërrua në një ndër artistët më të komentuar për shkak të videoklipit, i cili erdhi i kuruar në cdo detaj të mundshëm. Sigurisht pa lënë pas muzikën dhe tekstin e bukur.

Ylli Limani ka qënë gjithashtu një ndër këngët më të dëgjuara dhe të votuara të kësaj vere. “I kom kall” është kënga që ka arritur të qëndrojë më gjatë në vendin e tretë pa harruar fatin që ylli ka mundur gjithashtu të qëndrojë në vendin e parë për dy javë rresht, duke u klasifikuar padiskutim si një ndër hitet e kësaj vere.