“Ai” është një ndër hyrjet e reja të javës, e sjellë nga një artiste mjaft e ëmbël dhe simpatike, Valza.

Një artiste e re dhe mjaft e talentuar, e cila dallohet gjithashtu për një stil mjaft të vecante në të kënduar.

Edhe pse numëron disa projekte muzikore në karrierën e saj 2-vjecare, kjo është hera e parë që Valza i shtohet klasifikimit të “Top Awards” por mesa duket edhe hera e fundit.

Në një prononcim të bërë në rrjetet sociale, Valza ka lajmëruar se do të heq dorë nga muzika, për t’ju dedikuar studimeve dhe anës profesionale në Belgjikë.

Ja cili është postimi i plotë e saj: “Më të dashurit, përkrahësit e muzikës time. Dëshiroj ta ndaj me juve lajmin se që nga sot kompania menaxhuese ka ndërprerë kontraten e bashkëpunimit mes nesh. Muzika ka qënë dhe do mbetet një ndër pasionet e mia të vecanta, por pas një angazhimi 2-vjecar, kam vendosur që ta përfundoj karrierën time në muzike dhe të vazhdoj rrugëtimin tim me studimet dhe anën profesionale në Belgjikë. Besoj dhe shpresoj që do ju kem përkrah gjithmonë. Me dashuri e juaja, Valza”.