Një javë e veçantë ishte kjo për “Top Awards”. Këtë javë kemi shënuar plot 300 artistë që nga fillimi i klasifikimit të “The Top List”.

Tashmë është e ditur se “Top Awards” është faqja e vetme profesionale muzikore në shqiptari. Kjo faqe erdhi si një risi në tregun kombëtar dhe dalëngadalë filloi të ngjiste hapat e suksesit të paarritshëm.

Në listën e artistëve shqiptarë, mund të gjeni lehtë të gjithë këngëtarët që me projektet e tyre muzikore i janë bashkëngjitur listës së këngëve më të mira shqiptare.

Rikujtojmë se, çdo javë bëhet një përzgjedhje e këngëve të reja të sapo publikuara që mund t’i bashkëngjiten “The Top List”. Renditjen e ka në dorë publiku, me votat tuaja ju përzgjidhni klasifikimin e projekteve tuaja të preferuara dhe çdo javë jeni po ju që vendosni se kush kryeson në fron si kënga më e mirë e javës.

Në “Top Awards” mund të gjeni të gjitha llojet e rrymave muzikore apo të artistëve. Është pikërisht kjo e veçanta e kësaj faqeje, kushdo mund të gjejë këngën e tij të preferuar pa asnjë dallim apo diferencim.

Ndërkohë ju mund të sugjeroni projektin tuaj të parapëlqyer apo këngëtarin dhe mund të votoni që t’a shihni atë në majë çdo javë. Sepse “Top Awards” vlerëson talentin, punën e palodhur dhe dëshirat e publikut dhe të fansave të zjarrtë.