Një ndër hyrjet e reja të kësaj jave është “Per Veti” bashkëpunimi mes Stresit, Finem dhe Solo, një këngë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë për Stresin dhe Finem pasi rreth tre muaj më parë, dyshja publikoi “Gazi N’Fund”, një këngë që pavarësisht pritshmërive, nuk mundi të ishte pjesë e “The Top List”.

“Për veti” ka arritur të futet menjëherë në listë dhe duket se është Solo, ai që i ka dhënë shtyrjen e fundit që ky bashkëpunim të jetë pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Sugjerimet e publikut e kanë pozicionuar “Per Veti” në vendin e 50-të.