“Me Mua” ka qënë projekti më i fundit muzikor i Soni Malaj, i cili erdhi si një bashkëpunim mes saj dhe Skivit, një këngë që gjithashtu ka qënë pjesë e “The Top List”, Top Awards.

Pas një muaji, Soni është gati të publikojë projektin e ri, për të cilin kësaj radhe ka vendosur të bashkëpunojë me Genën.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Soni ka lajmëruar të gjithë fansat e saj së kënga do të dalë në treg së shpejti. “Ti, jeta”, do të titullohet ky projekt muzikor i cili po pritet më kuriozitet të madh nga fansat e dy këngëtarëve.

“Sugjerohet të dëgjohet me xhamat e hapur dhe me volum të lartë”, shkruan në një koment Soni.