Kanë kaluar thuajse 10 ditë që nga publikimi i projektit më të fundit muzikor të Soni Malaj në bashkëpunim me Skivin dhe menjëherë kjo këngë ka mundur të bëhet pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”.

Duket se kjo këngë ka rezultuar tepër e pëlqyer për publikun shqiptar pasi Soni ka festuar 1 milionëshin e parë të klikimeve.

Përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj të Instagramit, këngëtarja e “Me Mua” ka falenderuar të gjithë ndjekësit e saj për mbështetjen.