Javën e kaluar ju prezantuam me Sant dhe Marly, dy artistët të cilët u bënë pjesë e klasifikimit të “The Top List” me projektin e tyre më të ri muzikor “Ne Yo”.

Ky projekt muzikor, i publikuar nga dy këngëtarët e rinj por tepër të talentuar në tregun muzikor, ka thyer një rekord në “The Top List” për këtë javë, duke u ngjitur me 35 pozicione.

Fansat duket se nuk kanë rreshtur së votuari dyshen e tyre të preferuar në topawards.top-channel.tv, duke e shndërruar “Ne Yo”, si këngën të ngjitur me më shumë pozicione në klasifikimin e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, ku për këtë javë renditet në vendin e 15-të.