Këngët e saj sapo publikohen, shndërrohen menjëherë në hite. Bëhet fjalë për Samanta Karavellën, e cila si me këngët “solo” ashtu edhe me bashkëpunimet, di gjithmonë si të godasë në shenjë.

Rreth 4 muaj më parë, ajo publikoi “Si Ai”, një këngë që prej shumë javësh qëndroi në klasifikimin e “The Top List”, duke u pozicionuar në vendet më të rëndësishme të listës.

Për projektin më të ri muzikor, Samanta ka bashkuar forcat me këngëtarin e njohur 2Ton, duke sjellë një këngë që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

“Bashk'”, titullohet ky bashkëpunim dhe mban vulën e producentit rumun Alandy, të cilit Samanta i ka besuar thuajse pjesën më të madhe të projekteve muzikore. Që në javën e parë të publikimit, ky bashkëpunim ka hyrë menjëherë në klasifikimin e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke u pozicionuar në vendin e 49-të.

Ndërkohë për Samantën duket se ka nisur menjëherë puna. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ajo ka paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor.