Përdorimi i tëpërt i muzikës në Tik Tok, mund të themi që ka sjellë efekte pozitive por edhe negative njëkohësisht.

Së fundmi shohim që në rrjetet sociale disa këngë dëgjohen pafund, duke u bërë tepër të bezdisshme për  faktin se sa shumë mund t’i dëgjosh brenda ditës.

Nga ana tjetër, Tik Tok ka bërë që disa prej këtyre këngëve të jenë tepër të suksesshme, duke bërë të famshëm këngëtarë apo artistë që nuk ishin dëgjuar më parë.

Ronela Hajati është një ndër artistet më të preferuara në rrjetin social Tik Tok

Rreth dy vite më parë, Ronela publikoi këngën “Do ta luj”, një këngë që është bërë tepër virale në rrjetin social tik tok.

Së fundmi artistja ka publikuar “Prologue” që është kënga e parë e albumit “RRON”. Edhe pse ka pak kohë që ka dalë në treg, videot në “Tik Tok” kanë nisur menjëherë të qarkullojnë. Mos ndoshta ky është edhe qëllimi që kënga të dëgjohet sa më shumë nga të rinjtë?

 

“Prologue” i është shtuar klasifikimit të “Top Awards” dhe menjëhere dhe këtë javë është bërë pjesë e “Top 10”, duke u ngjitur me 10 pozicione nga java e kaluar.