Kjo javë ka ardhur më ndryshime të mëdha pavarësisht faktit se nuk ka patur shumë prurje të reja muzikore në listë.

Në vendin e parë rikthehet Kida dhe Mozzik me bashkëpunim “PP”, duke u ngjitur me një pozicion nga java e kaluar. Kjo është java e dytë që “PP” mban kreun e listës.

Në vendin e dytë kemi një surprizë nga një artiste e re dhe ajo është Erma me projektin e saj “Losing Game”. Një këngëtare e re por që premton shumë është Erma, e cila këtë javë është ngjitur me 27 pozicione nga java e kaluar.

Yll Limani vazhdon ende të jetë në lojë me “I kom kall” dhe për këtë javë mban vendin e tretë, duke u ngjitur me 9 pozicione nga java e kaluar.

Capital T ka humbur kreun kësaj jave me prurjen e tij më të re muzikore, “C’est la vie”, duke u pozicionuar në vendin e 4-t.

“Madonna” e Mozzik vazhdon të jetë në zonën e nxehtë të klasifikimit, pavarësisht se për këtë javë ka humbur dy pozicione, ajo gjendet në “Top 5”.

Klasifikimi i plotë gjendet këtu.