Semiautomatik është padiskutim një ndër artistët më të vecantë në tregun muzikor shqiptar.

Ka qënë pikërisht kënga “Private”, të cilin e ka bërë artistin pjesë të klasifikimit të “Top Awards” për herë të parë , një këngë e cila rezultoi tepër e pëlqyer për publikun shqiptar.

Semiautomatik, i cili është pjesë e labelit të njohur “Pint”, sapo ka publikuar projektin e toj më të ri të titulluar “Kur jom i pit”.

Sugjerimet nga ana e publikut e kanë bërë këtë këngë pjesë të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, pikërisht këtë javë, duke e pozicionuar në vendin e 74-të.

Me një klip të thjesht por të kuruar deri në detaje, Semiautomatik shfaqet në një makinë teksa tregon se cfarë bën kur është i pirë.

“Ty t’thirri veq kur jom i pit zemer”, thuhet në një prej frazave të këngës, tekstin e të cilës e ka shkruar vetë reperi.

Ndërkohë që Semiautomatik merr dikë në telefon kur është i pirë, po ju cfarë bëni?