Fillimi i stinës së vjeshtës ka ardhur tepër i qetë sa i përket muzikës së re apo “luftës” për të zënë vendin e parë të “The Top List”. Sikurse edhe javën e kaluar, 4 vendet e parë  mbetet të njëjta, vetëm më një ndryshim të vogël në vendin e 5-të.

Ndërkohë që katër vendet e para nuk kanë pësuar ndryshime, në vendin e 5-të është pozicionuar një artiste e re e talentuar dhe bëhet fjalë për Inis Nezirin dhe projektin e saj muzikor “E Theve”, i cili është ngjitur me 12 pozicione nga java e kaluar.

Vendi i parë vazhdon t’i takojë dyshes së suksesshme, Tayna dhe Dafina Zeqiri, me këngën e tyre të titulluar “Bye Bye”. Kjo është java e tretë që ky bashkëpunim vazhdon të votohet pafund nga publiku shqiptarë, duke vërtetuar më së miri faktin se kur dy femra bashkojnë fuqitë, ato nuk dinë të mposhten.

Sikurse përmendëm edhe më sipër, hyrjet e reja kanë qënë të pakëta këtë javë dhe bëhet fjalë pikërisht për një publikim që i është shtuar Top Listës këtë javë dhe ai është David me këngën e titulluar “Sierra”.