menu

Njihuni me Savanna-n, artisten më të re të “Top Awards”!


Ora: 16:36 Datë: 16/09/2021

Savanna është një këngëtaret më të reja në tregun shqiptar, por që zëri i saj i ëmbël dhe karakteristik ka bërë që të dallojë nga të tjerët. Savanna kryesisht ka punuar duke sjellë covera të ndryshëm muzikor.

Kënga e saj e parë e lançuar ka qenë “Ku Je”, e publikuar në vitin 2017. Më pas në repertorin e saj numërohen dhe të tjera që u pëlqyen shumë nga publiku. Këtu mund të përmendim “Eja”, në po të njëjtin vit, “Prej Nje Shpati”, “Zemer e Ftohtë”, “Për Dashni” dhe të tjera që janë publikuar më vonë gjatë këtij viti si “Pavarsia” dhe “S’jemi Bashkë”.

Por ajo që bëri që Savanna të spikaste dhe të hynte në listën e artitëve më të mirë shqiptar në “Top Awards” ishte kënga e saj “Leyla”. Ky projekt ishte një remake i këngës së huaj “Ya La Laa” nga Dystinct. E mesa duket Savanna goditi në shenjë me këtë zgjedhje.

Momentalisht “Leyla” rendtet në vend të 45-të të klasifikimit të “The Top List”.