Ndër hyrjet e reja të kësaj jave janë edhe dy artistë të rinj, të paktën për Top Awards pasi Denny Njeto dhe Tirnoci janë bërë pjesë e klasifikimit për herë të parë, falë këngës “Paranoja”.

Sugjerimet nga ana e publikut kanë bërë që ky projekt muzikor, i cili i përket rrymës hip-hop, të futet në listë dhe të pozicionohet në vendin e 89-të.

Kush është Denny Njeto?

Denny Njeto, emri i vërtetë i të cilit është Denis Hyseni, në fakt nuk është një artistë i ri në muzikën shqiptare pasi ka kohë që ka nisur të këndojë. Reperi ka zgjedhur si emër arti Denny Njeto, pasi një person i zemrës e quante nipce dhe ai vendosi ta përshtasë në latinisht, duke qënë se i pëlqen ajo muzikë. Hapat e parë në fushën e artit për Denisin ka qënë kërcimi “BreakDance” rreth vitit 1998 po në atë vit ai nisi gjithashtu të shkruante tekste që i përshtateshin muzikës “rap”. Në vitin 1999 Denny së bashku me koreografin e njohur Tan Brama dhe disa djem të tjerë themeluan grupin Breaking Feet. “Top Fest 1” ka qënë debutimi i parë muzikor i Denny Njeto së bashku me Tan Brama me këngën “Bulevard”. Denny vijoi më tej në “Top Fest 5” në 2008-ën dhe “Top Fest 11” në 2014-të.

Këngë të tjera të Denny Njeto, të cilat përfshijnë edhe bashkëpunime janë “La Bonita” me Stine dhe Big Daddy në 2017-të. “Kush Man” në vitin 2018-të, “Lozonjare” në 2019-ën, “Puta Male” dhe “Paranoja” në bashkëpunim me Tironcin të publikuara së fundmi. Denny ka zbuluar për “Top Awards” se sëbashku me Tironcin po përgatisin një mixtape, i cili do të përmbajë 11 këngë dhe do të jetë i shoqëruar me videoklipet përkatëse.

Kush është Tironci?

Tironci, mund të duket një një emër arti i cuditshëm por Nidrit Imami ka zbuluar për Top Awards se këtë pseudonim e ka patur që në moshë të vogël. Kur ishte në klasë të 6-të, ai kishte vendosur të bënte një tatuazh me këtë emër dhe prej asaj kohe ai thërritej Tironci, gjë që të cilin e përdori edhe si emër arti.

I lindur dhe rritur në Tiranë, reperi 25-vjecar, ka realizuar këngën e tij të parë në vitin 2012-të me titull “Sdi ca tjeter”. Ai ka punuar për disa projekte muzikore ndër vite por fatkeqsisht ato nuk janë të dokumentuara në kanalin e “Youtube”. Reperi tregon se muzika hip hop e ka shoqëruar gjatë gjithë kohës, që kur ai ishte në moshë të vogël dhe për këtë arsye ka përzgjedhur këtë zhaner muzikor.

Përvec bashkëpunimit “Paranoja” me Denny Njeto, ai ka publikuar gjithashtu një tjetër këngë me titull “Bjerma”, e shoqëruar me videoklip.