Përdorimi i gjuhës angleze në tekstet e këngëve shqiptare është tashmë një gjë tepër e përdorshme, të cilën e kemi parë në shumë projekte muzikore.

Së fundmi, artistët kanë kaluar nga shqip-anglisht në përdorimin e gjuhës spanjolle. A është vallë kjo një ndikim nga muzika e Malumës dhe J Balwin, këngët e të cilave u bënë mjaft të njohura dhe të pëlqyera në Shqipëri?

Nëse do të shohim, përdorimin e gjuhës spanjolle e shohim tek Luana dhe Jay Santos, “Locos”. “Panorama” e Ardian Bujupit dhe Xhensilës është një tjetër këngë në tekstin e së cilës përdoret gjuha spanjolle. Kevin Edmond x Vig Poppa – Ye Ye Ye, e cila ka qënë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, duket se është një frymëzim i qartë nga muzika spanjolle.

Po ju cilin version preferoni më shumë, shqip-anglisht apo shqip-spanjisht?