Me ardhjen e pranverës, artistët shqiptarë janë vënë në lëvizje dhe gradualisht kanë nisur punën për të sjellë projektin që do dëgjohët më shumë këtë verë.

Gjatë muajit Mars në klasifkimin e “Top Awards” kanë hyrë në total 17 projekte muzikore të cilat kanë arritur të pozicionohen mjaft mirë në listë.

Madje në vendin e parë është renditur pikërisht një ndër hyrjet e reja të këtij muaji dhe është pikërisht “Mono” bashkëpunimi mes Alban Kondi, Bojken Lako dhe Kastro Zizo.

Alban Skënderaj ka vendosur të vijë me një baladë këtë muaj, “Kush ta ndien ty aromën“, e cila këtë javë është e pozicionuar në vendin e tretë.

Një tjetër këngë mjaft e suksesshme e këtij muaji është “Goddess LikeME” e Kleoniki, e cila është e pozicionuar në vendin e 4-t.

Pas disa kohësh mungesë, Klodiana Vata është rikthyer në klasifikimin e “Top Awards” me këngën “Bosh”, e cila renditet në vendin e 13-të këtë javë.

Enca vendosi të vijë me “Nashta”, e cila për këtë javë renditet në vendin e 51-të.

Sa i përket artistëve të rinj, që për herë të parë i janë shtuar klasifikimit, në total këtë muaj janë 6 artistë dhe bëhet fjalë për Alb- Ni Andërr, “Mimoza – Young Queen”, “Koka – Bliss”, Gonzo në bashkëpunim me Nëna Parti- I ëish, I am, I promise, Kaona në bashkëpunim me Cricket -Bompa, dhe Dren në bashkëpunim me Skerdi-Krejt.

Projekte të tjer që i janë shtuar klasifikimit për këtë muaj janë Blero me Deren e ki hap, Ronela Hajati – Prologue, David Dreshaj- Lonely, MC Kresha & Lyrical Son – Criminal Immigrant, Trimi – Merri dhe Genta Ismajli ft. Fero – Level Up.