“Ajo m’kalli” dhe “Mos u nal”, janë dy prej këngëve të publikuara këtë vit nga grupi i suksesshëm NRG Band. Të dyja këto projekte muzikore korrën një sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor shqiptar. NRG Band ka qënë një nga grupet që performoi në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve “Top Music Awards”, ku u vlerësuan me çmimin “Grupi i Vitit”.

Ndërkohë vetëm dy javë më parë, NRG Band ka publikuar projektin më të ri muzikor të titulluar “Mos ma le fajin”, i cili menjëherë u bë pjesë e klasifikimit të 20 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Kjo javë rezultoi një sukses për grupin, i cili është ngjitur me 4 pozicione, duke u renditur në vendin e 8-të. Se ku do pozicionohen javën e ardhshme, kjo mbetet për t’u parë në klasifikimit e kësaj të diele, i cili do të shfaqet si çdo të dielë në ekranin e Top Channel, në orën 10:30.