Ditëlindjet e saj shndërrohen gjithmonë në ngjarjen më të komentuar të ditës dhe kështu ka qënë dhe dita e 2 shtatorit për Luana Vjollcën.

Momentalisht Luana po shijon suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor në bashkëpunim me Jay Santos, “Locos” por nga ana tjetër ajo për përgatitet për një sezon të ri të mbushur me surpriza të “Shiko kush luan”.

Të shumtat ka qënë dhuratat që moderatorja ka marrë por dhuratën më të vecantë ja kanë bërë #luanatorët, të cilët falë votave të tyre e kanë renditur atë për herë të parë në kreun e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

“Locos” e Luana dhe Jay Santos është ngjitur më një pozicion nga java e kaluar, duke u renditur e para në listë.

https://www.youtube.com/watch?v=0wJAPrIDb6o