Gili Daja është një tjetër emër që i shtohet kategorisë “Artistë” në faqen zyrtare të “Top Awards”. Kënga e tij, “Lonely” i është shtuar këtë javë klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare dhe kjo falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut.

Nuk më besohet akoma që jam pjesë e klasifikimit të “The Top List“”, është shprehur Gili në një rrëfim për Top Awards.

Po kush është Gili Daja?

Gili Daja, emri i vërtetë i të cilit është Gilberto Daja, ka lindur më 25 Janar 2002, në qytetin e Leshës. Eksperienca e tij e parë me muzikën ka qënë në shkollën fillore, ku ai së bashku me vëllain e tij kënduan në festën e 1 Qershorit.

Që prej moshës 8-vjeçare, Gili është zhvendosur dhe jeton në Itali, ku studion për “Kontabilitet dhe turizëm”, një degë që nuk ka aspak lidhje me fushën e muzikës.

Por pavarësisht drejtimit që ka marrë jeta e tij, Gili nuk hoqi dorë nga arti dhe muzika. Përvec se ka kënduar, Gili ka kërcyer që në moshë të vogël, duke u vlerësuar edhe me çmime.

Debutimi i tij i parë muzikor ka qënë në vitin 2019-të, me një bashkëpunim me Marigona. Ndërsa “Lonely” është projekti i tij i dytë profesional, falë të cilit është bërë pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards” për herë të parë.