Një ndër këngët më të komentuara të javës ka qënë bashkëpunimi i Morena Tarakut dhe Stresit, “Bad Girl”, e cila menjëherë është bërë pjesë e klasifikimit të “Top Awards”.

Ashtu siç edhe kishin premtuar, dy artistët kanë sjellë një projekt mjaft ritmik, të cilit nuk i reziston dot tundimit për ta kërcyer kudo që ndodhesh.

Ndërkohë që janë shumë miq të mirë, ata nuk kanë zhgënjyer edhe në bashkëpunimin e tyre muzikor, i cili është i dyti pas suksesit të “Ki me Bo” dhe sigurisht kjo prurje e re muzikore kënaqur fansat e dyshes së njohur.

Mos harroni të votoni të “Bad Girl” këtu.