Edhe këtë javë kreu i “The Top List” ka mbetur po i njejti. Është përsëri Elgit Doda me hitin e tij tashmë që sa vjen e adhurohet edhe më shumë nga dëgjuesit, “TL”, po ndryshe “Toxic Love”.

Nga ana tjetër, surprizë për këtë javë ka qenë vendi i dytë. Si për çudi është një këngë që ka hyrë po këtë javë në klasifikim, por është renditur menjëherë pranë “TL”.

Është fjala për “Gjuj për to”, një bashkëpunim mes Don Xhonit dhe Loredanës. Një dyshe kjo që rezultoi mjaft e suksesshme dhe fansat u çmendën nga ky projekt. Mos Don Xhoni dhe Loredana po rrezikojnë gjë Elgitin që po mban fronin prej dy javësh?

Sa i përket pjesës tjetër të renditjes së Top 5, në vend të tretë qendron Capital T dhe Elvana Gjata me “Flakë”, në vend të katërt Gesko me “Malli” dhe vendi i pestë ka shkuar për “Murder on the dancefloor” nga Dafina Zeqiri dhe Ron.