Kjo javë ka qënë e qetë sa i përket ndryshimeve në pozicionimin e këngëve në klasifikim.

Gjatë kësaj jave nuk kemi patur asnjë hyrje të re dhe shkak për këtë mund të jetë pandemia ose periudha shtator/tetor është e qetë, pasi artistët marrin një periudhë pauze pas verës së ngarkuar.

Ndërkohë që ndryshimet në pozicionim janë të vogla, ka disa këngë në listë që nuk kanë hasur asnjë ndryshim krahasuar me javën e kaluar.

“Si perpara” është një prodhim i kësaj vere nga Butrint Imeri. Kjo është java e 13-të që kjo këngë gjendet në listë dhe pozicionohet në vendin e 17-të, duke mos humbur asnjë pozicion nga java e kaluar.

“DMP”  e Capital T dhe Ledri Vula është një ndër këngët më të dëgjuara të kësaj vere, e cila arriti të pozicionohej në vendin e parë për dy jave rresht. Kësaj jave kënga pozicionohet në vendin e 22-të, ashtu sikurse edhe një javë më parë.

“Lento Lento” e Aurela Gaces është një tjetër këngë mjaft e qëlluar këtë verë, që ka argëtuar publikun me ritmin e saj. E pozicionuar në vendin e 59-të, kënga nuk ka pësuar asnjë ndryshim krahasuar me javën e kaluar.

“Two Shots” e Stresit, MKR dhe Anxhelo Kocit është gjithashtu një këngë që nuk ka pësuar asnjë ndryshim këtë javë, duke u pozicionuar në vendin e 65-të.

Dyshja e dashur e publikut shqiptar, Venera Lumani dhe Lind Islami vijojnë të sjellin shumë projektet të ëmbla dhe njëri prej tyre është “Ma Shumë”, e cila për këtë javë është renditur në vendin e 67-të, sikurse edhe një javë më parë