menu

Kënga më e “zhveshur” e Young Zerkas. Artisti tregon zërin e tij me një këngë që ka premisa të bëhet hit


Ora: 11:59 Datë: 12/10/2020

Nëse derimë tani Young Zerkën e kemi parë të bëjë muzikë “Reggae”, projekti më i ri është një ndër këngët më të “zhveshura” të Young Zerkës, i cili tregon më shumë së kurrë zërin e tij.

Me një teskt të pastër dhe një muzikë të bukur, “Konflikt” është një këngë që padiskutim ka premisa për t’u bërë një hit i momentit.

Kjo prurje e re e artistit, e cila i përket zhanrit “afro”, ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut shqiptar, sugjerimit e të cilit e kanë bërë artistin pjesë të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, që në javën e parë të publikimit, duke u pozicionuar në vendin e 36-të.

Young Zerka është një ndër artistët që nuk u ndikua aspak nga pandemia, sa i përket punës për të prodhuar projekte të reja.

Së fundmi ai ka sjellë dy bashkëpunime mjaft të suksesshme, “PaGajle” në bashkëpunim me Fifin dhe “Pishman” në bashkëpunim me Argjentina Ramosaj. Të dyja këto këngë vazhdojnë të jenë pjesë e “The Top List”, të pozicionuara përkatësisht në vendin e  58-të dhe 53-të.