Ai ka ardhur aq sa i ëmbël edhe i egër në projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Sweet Cruelty”. Bëhet fjalë për Kachinari, i cili ka disa javë që ka publikuar këngën e tij më të re, e cila ka rezultuar një sukses i vërtetë në tregun muzikor shqiptar.

Ndryshe nga java e kaluar, ku ai renditej në vendin e 50-të, gjatë kësaj jave artisti i muzikës rrok ka mundur të ngjitet me 40 pozicione, duke u renditur në vendin e 10-të, një pozicion ky mjaft i rëndësisëhm për klasifikimin e “The Top List”.

Këngëtari duket se është i vendosur të futet në tregun europian dhe këtë e vërteton më së miri ndryshimi i mbiemrit të tij, i cili tashmë njihet si Kachinari dhe jo Kaçinari por ai gjithashtu ka ardhur me një tekst totalisht në anglisht duke lënë kështu të nënkuptohet se synimi i tij është tregu i huaj.