menu

Ju prezantojmë me Kaltrina-n!


Ora: 18:04 Datë: 23/09/2021

Kaltrina është një nga këngëtaret më të reja që i bashkohet listës së artistëve në “The Top List”. Me këngën “Borëbardha” ajo bëri debutimin e parë që i siguroi vendin në familjen e “Top Awards”. Në një intervistë eksluzive për “Top Awards”, Kaltrina ka trguar më shumë mbi projektin e saj “Borëbardha”.

Si lidi “Borëbardha”?

“Borëbardha” ka qenë një titull që kisha inçizuar fillimisht vetëm në Paris dhe pastaj u ripërpunua nga producenti Rzon.

E kujt ishte ideja e krijimit të këtij projekti?

E imja, ishte fjalë spontane të cilën e mbajtëm.

Cili ishte mesazhe që dëshiron të japësh nëpërmjet kësaj kënge?

Besoj se kënga sjell një vibe vetëfuqizues, që jep një boost vetëbesimit. Shpesh muzika në përgjithësi është një hapësirë për këtë.

Si e priti publiku këtë projekt?

Kënga është publikuar pa provim fare dhe i ka kaluar pritshmëritë e mia. Po ashtu klikimet nuk janë të blera (qesh). Atëherë ka qenë një sukses për mua.

Çfarë projekti ke planifikuar pas “Borëbardhës”?

Kam shumë projekte që presin vetëm kohën e duhur, që do të dalin njëra pas tjetrës. Nuk do të kem më kohë të gjatë pa publikuar.

Aktualisht “Borëbardha” renditet në vend të 100-të të klasifikimit të “The Top List”.