Një vit ku muzika përjetoi goditjen e saj më të madhe ishte 2020-ta por artistët kanë vendosur ta mbyllin ndryshe këtë vit të trishtë, duke prodhuar muzikë të re.

Java e fundit e 2020-ta është cilësuar si jave me më shumë hyrje për vitin që lamë pas pasi 9 projekte të reja muzikore i janë bashkangjitur klasifikimit për këtë javë.

Energji të reja kanë sjellë artistët në projektet tyre, duke na lënë të nënkuptojmë se kjo mbyllje optimiste, na bën ta nismin vitin po me aq pozitivitet.

Pjesa më e madhe e hyrjeve të reja janë pozicionuar mjaft mirë në klasifikimi, përmendim këtu Ledri Vulën me “Sot Sot Sot”, bashkëpunimin me Dafina Zeqirit dhe Yll Limani, “Mos Shko”, “Dancing with the Devil”, të cilat janë renditur në “Top 10”.

Ndërsa “Dhemb e Flori Mumajesit dhe “Phantom” e Butrint Imerit janë renditur në “Top 30”.

Hyrjet e tjera të kësaj jave janë gjithashtu Saix, i cili ka bërë remix të këngës “Melodi” të Vin Veli dhe Renis Gjoka, Sardi me këngën “Syte”, Zani Band me këngën “Ti Jeton” dhe Sergio me “Forever”.