“The Top List” është i pari klasifikim muzikor shqiptar, në të cilin gjenden në total 100 projekte muzikore, ku nga java në javë, këto këngë luftojnë për të zënë vendin e parë.

Krahas listës, një tjetër seksion i rëndësishëm në faqen zyrtare të “Top Awards” është kategoria Artistë.

Cfarë përmban kategoria “Artistë”?

Kategoria “Artistë” përfshin biografitë e të gjithë artistëve që kanë mundur të jenë të paktën një herë në klasifikimin e “The Top List” me projektet e tyre muzikore qofshin këta këngëtarë të njohur apo këngëtarë të rinj. Në këtë kategori ju mund të mësoni gjithcka në lidhje me artistët tuaj të preferuar sa i përket karrierës muzikore.

Në 194 javë klasifikim, lista ka patur 150 artistë pjesë të “The Top List”, biografitë e të cilëve mund t’i gjeni në kategorinë “Artistë”.