Kjo është java e 230-të e klasifikimit të “Top Awards” dhe falë mbështetjes së publikut, ai vazhdon të jetë një ndër klasifikimit muzikore më të rëndësishme në vend.

Nga java në javë, fansat e artistëve janë në garë për të ngjitur sa më lartë të preferuarin e tyre, sic kanë bërë edhe këtë javë.

Një ndër artistet që është votuar pafund këtë javë, duke bërë që të gjitha këngët e saj të jenë në ngjitje është Loredana. Reperja, e cila gjendet në klasifikim me tre projekte muzikore, ka rezultuar mjaft e dëgjuar dhe mjaft e votuar. Këngët e saj, “Eiskalt”, “Genick” dhe “Labyrinth” janë ngjitur përkatësisht me 16, 15 dhe 14 pozicione.

Si artistja që është ngjitur me më shumë pozicione është Blerina Braka me këngën e saj, “Altari i dashurise”. Pavarësisht se është një këngë që pritej të ishte kërcimi kryesor i cdo cifti nëpër dasma, publiku i “Top Awards“, duket se po shijon këtë projekt muzikor edhe në gjendje karantine. Kjo këngë për këtë javë është ngjitur me 38 pozicione.

Venera Lumani dhe Lind Islami janë një tjetër dyshe që janë dëgjuar pafund këtë javë me bashkëpunimin e tyre, “A e din”. E publikuar në muajin dhjetor, kjo këngë vazhdon të jetë mjaft e dëgjuar nga publiku, duke u ngjitur me 15 pozicione nga java e kaluar.

“Anna”, bashkëpunimi i Nora Istrefit dhe Gjikos, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes dhe kjo falë votave tuaja. Edhe pse këtë javë shënon 20 javë në listë, ky bashkëpunim këtë javë është ngjitur me 12 pozicione krahasuar me javën e kaluar.

Vert ishte një reper që goditi menjëherë në shenjë pasi këngë e tij, “Sad” u pozicionua menjëherë në vendin e 5-të, që në javën e parë të hyrjes në listë. Këtë javë publiku e ka votuar sërish, duke bërë që të ngjitet me 12 pozicione nga java e kaluar.