menu

Ja cilat janë këngët më të bukura të pritjes/mallit sipas nesh…


Ora: 18:55 Datë: 04/12/2020

Këngët dedikuar pritjes apo mallit përgjithësisht janë këngët me tekstet më të bukura padiskutim.

Te gjendur në një situatë, ku për shkak të pandemisë, jemi detyruar të ndahemi nga njerëzit tonë të dashur, sot kemi përzgjedhur për ju disa prej këngëve më të bukura dedikuar pritjes apo mallit.

Aurela Gace – Mu thane sytë Kjo është padiskutim një ndër kryeveprat muzikore të Aurela Gaces. Një muzikë dhe tekst drithërues dedikuar mallit, pritjes mes nënës dhe të birit. Me tekst dhe muzikë të Feti Brahimit, kjo këngë ende mbetet një ndër dedikimet më të bukura për njërëzit që jetojnë larg.

Eugent Bushpepa – Mall Nisur nga vetë titulli, kjo këngë i dedikohet gjithashtu mallit. Me këtë këngë, Genti përfaqsoi shqipërinë në Eurovision, ku mori vlerësime maksimale. Një këngë për dashurinë, një këngë për mallin ndaj personave që do më shumë.

Petrit Carkaxhiu – Dul Behari Një këngë që sa herë që e dëgjon të rreh zemra fort pasi ka të bëjë me mallin që dikush ndjen për vendin e tij, në këtë rast për Shqipërinë. Pavarësisht se tingujt e këngës mund të të japin ndjenjën e trishtimit, aty gjenden fjalë plot dashuri për Shqipërinë.

Zani Band – Enderr E kënduar në origjinal nga Agron Berisha, “Enderr” është risjellë mjaft bukur nga Zani Band. Me një tekst dedikuar mallit mes dy të dashuruarve është pikërisht kënga “Enderr”, për të cilën mund të thuhet me bindje, e pavdekshme.

Shpat Deda – Enderroj Një ndër këngët më të bukura të “Top Fest”, teksti i së cilës është ndërthurur aq bukur mes dashurisë dhe mallit.