Nuk është dashur shumë kohë që Stresi të pushtojë sërish kryeartikujt e mediave rozë dhe kësaj radhe për lidhjen e tij të shumëfolur të dashurisë. Ndërkohë që u mendua se Stresi dhe Kejsi ishin rikthyer së bashku dhe se po shijonin një lidhje në distancë, Kejsi ka “lëshuar” bombën duke lënë të nënkuptohet se i ka dhënë sërish fund lidhjes së saj dhe shkak për këtë duket se është bërë tradhtia.

Përmes një postimi në Instagram, Kejsi shkruan: “Nëse tradhton dikë që është gati të bëjë gjithcka për ty, në fakt ke tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë“. Një tjetër deklaratë e Kejsit, e cila ka ngritur gjithashtu dyshimet për një ndarje nga Stresi ka qënë edhe fakti se këtë verë nuk do të vijë në Shqipëri pasi sipas saj nuk ka cfarë të bëjë.

Derimë tani nuk kemi patur asnjë reagim nga ana e reperit lidhur me këto lajme që po qarkullojnë së fundmi. Kjo javë në fakt nuk ka rezultuar aq e mbarë për artistin, i cili përvec se humbi vendin e parë në “The Top List”, të cilin e mbante për 8 javë rresht, tashmë ka humbur edhe personin e zemrës.

Rithimi në vendin e parë edhe mund të ndodhe sërish po ashtu edhe rikthimi me Kejsin pasi koha këtë e ka vërtetuar. Deri atëherë jemi me sy e vesh nga Stresi por mos harroni votoni reperin tuaj të preferuar me këngën “Loco”.