Pavarësisht se ky nuk është bashkëpunimi i tyre i parë, Ledri Vula dhe Mc Kresha kanë goditur sërish në shenjë dhe kësaj radhe me projektin muzikor të titulluar “Gjiganta”.

Si dy miq të mirë dhe bashkëpunëtorë të vjetër, sigurisht që albumit të Ledrit “10/10”, nuk mund i mungonte Mc Kresha. Madje në një intervistë të dhënë së fundmi, reperi është shprehur se albumin e tij jua kishte detyrim repit shqiptar, gjithashtu edhe miqëve të tij, si në këtë rast, MC Kresha, të cilët dëshironte shumë t’i kishte në albumin e tij.

Falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut, ky projekt muzikor, jo vetëm që është bërë pjesë e klasfikimit zyrtar të “Top Awards” por është renditur menjëherë në vendin e 11-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për një hyrje të re

Ledri Vula është artisti që mban rekordin e më shumë këngëve njëkohësisht në klasifikim pasi momentalisht artisti numëron 11 projekte.

“Gjiganta”, “Prej Inati”, “10/10”, “Aje”, “MEM”, “Kiss Kiss, “100”, “M’ke harru”, “Kanye”, “Alien” dhe “Piano Bar” renditen përkatësisht në vendin e 11-të, 17-të, 24-t, 25-të, 30-të, 55-të, 60-të, 66-të, 71-të, 78-të dhe 90-të.