menu

Elgit Doda vazhdon të jetë i pari në klasifikim!


Ora: 18:53 Datë: 28/11/2021

Kreu i klasifikimit të “The Top List” nuk ka ndryshuar as këtë javë. Për të tretën javë rradhazi, froni shkon sërish për Elgit Dodën me “TL”.

Duket se momentalisht kjo këngë është më e pëlqyera e momentit dhe publiku po vazhdon që ta votojë për të qenë në krye dhe duhet thënë se ja ka arritur më së miri. “TL” rezultoi një sukses i padiskutueshëm për Elgitin.

Një meritë e madhe për suksesin e këtij projekti është dhe e Donald Veshaj. Aktori i njohur i humorit është duke shijuar eksperiencën e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, nga ku dhe pranoi që tekstin e “TL” e kishte shkruar vetë ai.

Duket sikur Donaldi paska qenë një ogur i mirë për Elgitin, megjithatë le të mos harrojmë që çdo krijim i Elgit Dodës është e padiskutueshme që kthehet shumë shpejt në hit dhe qëndron gjatë në pëlqimet dhe kujtesën e publikut. Por si parashikohet fati i “TL” për klasifikimin e javës së ardhshme?