Aldo Simoni nuk është një emër i panjohur për muzikën shqiptare. Ka qënë piëkrisht sezoni i 4-t i “The Voice of Albania” që e bëri Aldo Simonin një emër mjaft të përfolur dhe shkak për këtë ishte pikërisht talenti i tij.

Këngëtari me origjinë nga Shkodra vijon të jetë mjaft i pranishëm më zërin e tij, jo vetëm nëpër evente të ndyshme por edhe me projekte të reja për të gjithë ata që pëlqejnë muzikën e tij.

Vetëm pak ditë më parë artisti ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “O Vashë”, e cila ka marrë sugjerimet e mjaftueshme duke u bërë kështu pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Aldo është një këngëtar që përvec muzikës, një rëndësi të madhe i jep edhe tekstit dhe këtë e tregon më së miri me fjalët e bukura dhe të ëmbla që i drejtohet vashës.